Florin Nita, portieri i kombëtares rumune foli në konferencën për media para ndeshjes ndaj Kosovës në Ligën e Kombeve.
Ai fillimisht tha se duan ta fitojnë ndeshjen për ta siguruar vendin e parë.
“Të gjithë duam të kemi dy ndeshje të mira. Duam të kemi një ndeshje të parë të mirë, atë me Kosovën që të sigurojmë vendin e parë dhe ta mbyllim grupin ashtu siç e nisëm, me fitore, por duam t’i fitojmë të dyja ndeshjet, ky është objektivi ynë, por ne e marrim ndeshjen e parë të parën”, tha fillimisht ai.
Tutje, ai pati një lutje për tifozët rumunë.
“Dëshiroj shumë që tifozët të jenë të ekuilibruar si ne, të tregojnë karakter dhe të mos vendosin lloj-lloj pankarta apo të bërtasin kundër tyre, sepse këtë po e presin. Duhet të jemi shumë më të zgjuar dhe ta fitojmë lojën në fushë, jo në tribuna”, ka thënë Florin Nita, përcjell fRF.tv.