Portieri shënon një nga golat më të mirë të vitit (Video) trondit kundërshtarët me gol spektakolar

Portieri shënon një nga golat më të mirë të vitit (Video) trondit kundërshtarët me gol spektakolar

Portierët kanë për detyrë të ruajnë rrjetën e tyre. Por ndonjëherë ndodh që ata të ndryshojnë rolin e tyre për golashënues, madje edhe ta fusin topin në rrjetën e kundërshtarit.

Kjo ndodh më shpesh në fund të ndeshjes, kur portierët “vrapojnë” në zonën e rreptësisë me rezultat negativ për të tentuar të dërgojnë topin në rrjetën e kundërshtarit.

Megjithatë, ky nuk ishte rasti me portierin e Benficas B, Samuel Soares. Portieri i kësaj skuadre portugeze shënoi një gol magjik në fitoren ndaj Trofense (1:2).

Soares lansoi një goditje të fortë në pothuajse 80 metra, derisa portieri kundërshtar në tentim për ta larguar topin e dërgoi atë në rrjetë. Ndonëse u pranua si autogol, meritat më të mëdha ishin të Soares padyshim.

Mëposhtë mund të shihni pamjet e golit.

Related Articles