Portugalia eliminon Slloveninë përmes penalltive, takohet me Francën në çerekfinale

Portugalia eliminon Slloveninë përmes penalltive, takohet me Francën në çerekfinale

Portugalia ka kaluar në çerekfinale të Euro 2024, duke eliminuar Slloveninë me anë të penalltive, pasi koha e rregullt dhe vazhdimet nuk prodhuan gol.

Pas vetëm pesë minutash lojë, portugezët rrezikuan me anë të Ruben Dias, me gjuajtjen e tij që përfundoi afër shtyllës së djathtë.

Një rast të mirë shënimi lëshoi edhe Bruno Fernandes (13’), që nuk e arriti pasimin e Bernado Silvës për të realizuar nga afër.

Në minutën e 34-të, Cristiano Ronaldo tentoi nga gjuajtja e lirë, por vetëm shtylla horizontale shpëtoi Slloveninë.

Edhe në 45 minutat e dytë, portugezët ishin më të mirë, por që ylli i Al Nassr vazhdoi ta tepronte me goditjet e tij të paefektshme nga gjuajtjet e lira.

Në minutën e 47-të, Bernardo Silva rrezikoi, por që gjuajtja e tij brenda zonës u bllokua.

Ronaldo (55’) tentoi nga gjuajtja e lirë, por që Jan Oblak ishte në vend dhe bëri një pritje fantastike.

Benjamin Sesko e pati shansin e artë që të kalonte Slloveninë në epërsi, mirëpo nuk ia doli të gjuante saktë në portën e Portugalisë.

Portugezët intensifikuan sulmet e tyre, por sërish nuk kishte efekt, duke bërë që ndeshja të shkojë në vazhdime dhe do të luhen dy herë nga 15 minuta, ndërsa do synohet shmangia e penalltive.

Në vazhdime, portugezët mund të kishin përfunduar kualifikimin në çerekfinale, por nga penalltia e fituar e Diogo Jotas në minutën e 105-të, Ronaldo dështoi ta mposhte Oblakun që bëri një intervenim fantastik.

Në 15 minutat e dytë, Benjamin Sesko (115′) e kishte edhe njëherë rastin që të kryente ndeshjen, por dështoi të mposhte portierin e Portugalisë, duke bërë që ndeshja të shkonte në penallti

Aty, Portugalia doli të ishte më e saktë, pasi shënoi tri, për dallim nga Sllovenia që nuk realizoi asnjë.

Në çerekfinale, portugezët do të përballen me Francën që eliminoi Belgjikën.

Portugalia: O, O, O.

Sllovenia: X, X, X.

Related Articles