Portugezja keqtrajtohet në Aeroportin e Beogradit veç pse kishte veshur një bluzë me flamurin shqiptar

Portugezja keqtrajtohet në Aeroportin e Beogradit veç pse kishte veshur një bluzë me flamurin shqiptar

Një vajzë portugeze ka hasur në vështirësi në Aeroportin “Nikola Tesla” në Beograd për faktin se kishte të veshur një bluzë me simbolin e flamurit shqiptar dhe figurën e Gjergj Kastriotit Skënderbeut.

Portugezja po udhëtonte drejtë Holandës ndërsa ka publikuar një video ku thotë se është keqtrajtuar nga punonjësit e sigurisë serbe në aeroport.

Madje, ajo thotë se i është kërkuar të heq bluzën por që një gjë e tillë nuk është pranuar nga portugezja.

Gazetari nga Shqipëria, Blendi Fevziu ka publikuar videon nga incidenti duke e cilësuar trajtimin e saj si të papranueshëm dhe një tregues të qasjes diskriminuese në Serbi ndaj simboleve shqiptare.

Related Articles