Posedoi substanca narkotike, i caktohen 30 ditë paraburgim zyrtarit policor në Gjilan

Gjykata Themelore e Gjilanit ka njoftuar të martën, se 30 ditë paraburgim iu janë caktuar të pandehurve A.H., zyrtar policor dhe L.H., nën dyshimin se kanë poseduar pa autorizim substancë narkotike të llojit “kokainë”, raporton Gazeta “Enigma”.

Të pandehurit thuhet se atë ia kanë shitur të pandehurit F.S., i cili ishte fshehur në një motel me të tjerët, që aktualisht gjenden në arrati. Gjithashtu, zyrtari policor dhe L.H., thuhet se ia kanë shitur një armë zjarri të pandehurit F.S.

Të pandehurit, sipas Gjykatës Themelore të Gjilanit, dyshohen për veprat penale ‘blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge’ dhe ‘importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse’.

“Me këto veprime, të pandehurit dyshohet se në bashkëkryerje kanë kryer veprën veprat penale blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge dhe veprën penale importi, eksporti furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse, vepra të sanksionuara me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK)”, thuhet në njoftim. / Gazeta Enigma.

Related Articles