Praktikantët në Trepçë për katër muaj morën vetëm 100 euro

Praktikantët në Trepçë për katër muaj morën vetëm 100 euro

Jusuf Azemi, Kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të Sektorit Privat, ka thënë se punëtorët që janë duke kryer praktikë në ndërmarrjen Trepça, në katër muajt e fundit kanë marrë vetëm nga 100 euro.

Ai tha se sipas një vendimi, Trepça në maj të viti të kaluar në konkurs, ka hapur 180 vende të lira për praktikë, ku pagesa ishte prej 100 euro, transporti dhe ushqimi falas.

“Realisht, turni i parë që kanë qenë me nga 60 punëtorë kanë filluar qysh në qershor të vitit të kaluar ndërsa turnin i dytë ka filluar më 1 dhjetor të vitit të kaluar”, tha Azemi në “Edicioni Special” në Klan Kosova.

“Për turnin e parë janë bërë pesë pagesa ndërsa një pagesë ka mbetur e mangët. Ndërsa, turni i dytë dhe i tretë që i kanë futur në punë, këta kryejnë punë sikurse të jenë punëtorë të rregullt dhe thonë se nuk kanë transport e as sipas vendimit mes palëve”, ka shtuar tutje ai.

Related Articles