Një 38 vjeçar ka përfunduar në pranga, pasi i njëjti dyshohet se ka ndezur një zjarrë për të djegur disa shkurre, por që më pas situata kishte dalur jashtë kontrollit.
Si pasoj e këtij zjarri, flakët janë përhapur dhe me ç’rast janë djegur rreth 1 mijë pemë ulliri.
Policia ka njoftuar se ndërhyrja e tyre dhe e zjarrfikësve ka mundësuar neutralizimin e zjarrit, përcjellë Gazeta Enigma.
“M. M., 38 vjeç, banues në Shetel, Shijak, pasi dyshohet se ka ndezur zjarr, për të djegur disa shkure, dhe si pasojë e përhapjes së flakëve, janë djegur një sipërfaqe toke dhe 1000 pemë ulliri”.
“Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, thuhet në njoftimin e policisë. /Gazeta Enigma