Policia e Kosovës, ka realizuar një operacion policorë në Gjakovë, duke dyshuar se një person ka kryer veprën penale të “detyrimit”.
Lidhur me rastin ata kanë dhënë detaje përmes një komunikate.
“Me datë 16.09.2024 njësitet policore kanë zbatuar një urdhër-kontrolli në vendbanimin e një personi të dyshuar për veprën penale të detyrimit, me ç’rast gjatë zbatimit të këtij urdhër kontrolli janë sekuestruar dy armë dhe dëshmi tjera të rëndësishme përmes të cilave provohet ekzistimi i dyshimit për kryerjen e veprës penale të detyrimit”, njofton PK.
Personi i dyshuar dyshohet se përmes formave të ndryshme të kanosjes, në vazhdimësi ka tentuar që ta detyroj viktimën që të veproj kundër pasurisë së tij dhe përveç kësaj i njëjti po ashtu ka kryer veprime të bllokimit me forcë të biznesit dhe pronës së viktimës.
Lidhur me rastin i dyshuari pas intervistimit me aktvendim të prokurorit kompetent është ndaluar për 48 orë. /Gazeta Enigma