Pranon teste të falsifikuara për COVID-19 përmes një aplikacioni, rasti në hetime

Pranon teste të falsifikuara për COVID-19 përmes një aplikacioni, rasti në hetime

Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh ka njoftuar se një person në Prishtinë ka paraqitur rastin në polici për pranimin e disa testeve të falsifikuara për COVID-19, raporton Gazeta ‘Enigma’.

Sipas policisë thuhet se këto teste ankuesi i ka pranuar përmes një aplikacioni social.

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se , përmes një aplikacioni social ka pranuar disa mesazhe me teste të falsifikuara për Covid 19. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raport./Gazeta Enigma/

Related Articles