Prapa barrikadave në Veri ishte krimineli Radojiçiq

Prapa barrikadave në Veri ishte krimineli Radojiçiq

Lista Serbe ka konfirmuar po ashtu se të dielën në barrikada ishte edhe Milan Radojiçiq.



Sipas njoftimit për media të Listës Serbe, “gjëja më e rëndësishme që ministri Sveçla mnuk guxon ta pranojë është se ai është i vetëdijshëm se sa autoritet ka Radojçiq në mesin e serbëve”.

“U pa më së miri të dielën kur iu bashkua atyre në protesta dhe që ishte me qytetarë dhe kryesinë e Listës Serbe gjatë gjithë kohës, për kënaqësinë e përgjithshme të gjithë të pranishmëve, të cilët atëherë u ndien të sigurtë, sepse ai gjithmonë kur ishte me ta, kujdesej për sigurinë e çdo personi dhe çdo familje në veri”, thuhet në reagimin e Listës Serbe.

Gjatë muajit korrik, përmes një video – mesazhi, Milan Radojiçiq, i dyshuar për vrasjen e politikanit serb Oliver Ivanoviç, është lajmëruar nga veriu i Kosovës, konkretiksht nga Leposeviqi.

“Terrori i vërtetë kundër popullit serbë po fillon tani. Për popullin tim në veri dhe për të gjithë serbët, vetëm më lejoni t’u them dhe atyre të tjerëve, unë jam këtu, jam kthyer dhe ju e dini se çfarë do të thotë sepse nga këtu nuk ka kthim prapa. Rroftë Serbia”, thotë Radojiçiq.

Nënkryetari i Listës Serbe, po ashtu është vendosur në listën e të kërkuarve për rastin “Brezovica”.

Me 3 shkurt, krimineli serb kishte arritur t’i arratiset Policisë së Kosovës në pikën kufitare në Bërnjak.

Related Articles