Premier League: M. United merr “goditje” të rëndë, pëson nga Leicester City

Premier League: M. United merr “goditje” të rëndë, pëson nga Leicester City

Skuadra e Ole Gunar Solskjaer është konsideruar favorite në letër, por nuk ka arritur të kthehet në shtëpi nga stadium ‘i nxehtë’ në Leicester me rezultat të favorshëm, ka pësuar rëndë 4:2, shkruan Gazeta Enigma!

Armando Broja ka qenë protagonist për skuadrën e tij Sauthempton, e cila ka shënuar fitore të rëndësishme kundër Leeds United, me të vetmin gol të shënuar pikërisht nga sulmuesi i Kombëraes Kuqezi, i cili po vazhdon të shkëlqej me paraqitje fenomenale.

Në ndeshjet tjera në Premierë League janë shënuar rezultate kryesisht të pritshme.

Liverpol ka qenë bindëse kundër Watford-it në udhëtim, (0:5), Manchester City ka shënuar fitore të lehtë ndaj Burnleyt (2:0), sikurse edhe Leicester kundër United (4:2).

Në dy ndeshjet tjera janë shënuar këto rezultate: Aston Vila 2 – 3 Wolverhempton  Vanderers dhe Norwitch City – Brighton Albion (0:0).

Në mbrëmje zhvillohet takimi në mes të Brentword e Chelsea, kurse Everton – West Ham dhe Newcastle Tottenham Hottspur takohen të dielën vonë, ndërsa takimi i vetëm në mes të Swansea City dhe Cardiff City zhvillohet të hënën, shkruan Gazeta Enigma.

Related Articles