Presidenca për arrestimin e ish-policit të Kosovës në Serbi: Osmani në kontakt me shtetet e Quint-it dhe Zyrën e BE-së

Presidenca për arrestimin e ish-policit të Kosovës në Serbi: Osmani në kontakt me shtetet e Quint-it dhe Zyrën e BE-së

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, është angazhuar menjëherë pas njoftimit për ndalimin Arbnor Spahiut, ish-zyrtarit të Policisë së Kosovës nga autoritetet serbe, raporton Gazeta “Enigma”.

Bekim Kupina, këshilltar për media në një përgjigje për Gazetën “Enigma” ka thënë se pas njoftimit për arrestimin e ish-policit presidentja e vendit ka kontaktuar menjëherë me Zyrën Ndërlidhëse të Republikës së Kosovës në Serbi dhe ka qenë gjithashtu në komunikim të vazhdueshëm me shtetet e Quint-it dhe Zyrën e Bashkimit Evropian.

“Presidentja Osmani po e ndjek me prioritet të lartë këtë rast dhe angazhimi i saj institucional do të vazhdojë deri në sqarimin dhe zgjidhjen e situatës”, tha Kupina për “Enigmën”.

Kujtojmë se bashkëshortja e Spahiut, Arjeta Spahiu publikisht i ka kërkuar presidentes së Kosovës Vjosa Osmani dhe institucioneve të vendit që të reagojnë për arrestimin e tij i cili po akuzohet nga Serbia për “vrasje të rëndë” në Banjskë. /Gazeta Enigma/

Related Articles