Presidenca: VV nuk ofroi votë për t’u rizgjedhur Osmani – A ka më turp?

Presidenca: VV nuk ofroi votë për t’u rizgjedhur Osmani – A ka më turp?

Nga Presidenca ka reaguar sërish Learta Hollaj.

Ajo tregoi një skenar të paramenduar nga LVV, ku sipas saj, Osmanit i është thënë “eja veç sa për formalitet bëhu kundërkandidate e z. Glauk Konjufca, pra veç sa për numër, në mënyrë që pastaj të mund ta fajësojmë së bashku opozitën për shkuarje në zgjedhje”.

“A ka më turp?”, pyeti Hollja.

“Pra Presidentes nuk i keni ofruar asnjë votë për t’u rizgjedhur por i keni kërkuar që të bëhet formalitet e numër në mënyrë që sot të dilni me manipulime të tilla. Ne nuk i trajtojmë institucionet e shtetit ashtu!”, deklaroi shefja e stafit të Presidentes Osmani.

Related Articles