Ballkani barazoi me rezultat 1-1 si mysafir ndaj Ulpianës, në kuadër të xhiros së 30-të në Superligën e Kosovës në futboll.
Ballkani pozicionohet në vendin e parë me 64 pikë, nëntë pikë më shumë se Gjilani dhe Drita që ndajnë vendin e dytë dhe të tretë me nga 55 pikë.
Ballkani ka bërë ankesë në FFK pasi dyshohet se Ulpiana ka futur në në lojë lojtarë të cilët nuk kanë pasur të drejtë loje, pasi nuk kanë qenë të regjistruar në protokoll, shkruan Gazeta Enigma.
Pronari i Ballkanit, Arsim Kabashi ka shkruar në Facebook 9+2 në mend duke lënë të nënkuptojë se do ta marrin fitoren në tavolinë ndaj Ulpianës.
Kabashi i ka rënë pishman dhe e ka fshi postimin në Facebook./GAZETA ENIGMA/