Presidenti i FIFA-s i sigurt: Do të jetë Kupa e Botës më e mirë në histori, mbi gjashtë miliardë njerëz do ta shohin

Presidenti i FIFA-s i sigurt: Do të jetë Kupa e Botës më e mirë në histori, mbi gjashtë miliardë njerëz do ta shohin

Presidenti i FIFA-s Gianni Infantino beson plotësisht se Kupa e Botës 2026 do t’i tejkalojë të gjitha pritshmëritë.

Ai në hapjen e ceremonisë së shortit për Kupën e Botës deklaroi se mbi gjashtë miliardë njerëz do ta shohin eventin madhështor, që do të mbahet nga 11 qershori.

“Kjo do të jetë Kupa e Botës më e mirë në histori”.

“Do të kemi shtatë milionë njerëz në stadiume. Gjashtë miliardë njerëz do ta shohin Kupën e Botës në shtëpi dhe përreth botës”.

“Kjo është si të zhvillohen 104 Super Bowls brenda një muaji. Është magnificente”.

“Sonte jemi këtu për të festuar”, deklaroi ai.

Ai pastaj edhe i kërkoi të gjithë amerikanëve të pranishëm të bërtasin “ShBA, ShBA”, meqenëse janë shteti mikpritës së bashku me Kanadanë dhe Meksikën.

Ceremonia e shortit të Kupës së Botës po zhvillohet, ndërsa tërheqja e shortit do të nisë së shpejti.

Related Articles