Presidenti i Llapit ironizon keq me futbollistët e tij pas humbjes ndaj Trepçës ’89, ja çfarë shkruan

Presidenti i Llapit ironizon keq me futbollistët e tij pas humbjes ndaj Trepçës ’89, ja çfarë shkruan

Skuadra e Llapit pësoi një disfatë ndaj Trepçës ’89 me rezultatin 2 me 1 në ndeshjen e vlefshme për javën e 29-të në Superligën e Kosovës.

Presidenti i klubit, vllau i trajnerit të skuadrës nga Podujeva, Beqir Batatina ka ironizuar me lojtarët e tij në rrjetet sociale.

“Ky është dallimi i lojtarëve me 800 euro dhe ata me 4500 euro”, ka shkruar në koment Beqir Batatina

Me këtë humbje, skuadra e Llapit rrezikon shumë të zë një vend në Europë, pasi tani ka vetëm 39 pikë në pozitën e 5-të, katër pik më pak se pozita e tretë, Gjilani (43) dhe dy pikë më pak se pozita e katërt, Prishtina (41).

Ndeshjen e ardhshme, të vlefshme për xhiron e 30-të në Superligë, Llapi e luan në “Zahir Pajaziti” ndaj ekipit të Dukagjinit.

Related Articles