Presidenti i PSG-së ironizon me Superligën, “godet” Realin, Barcelonën e Juventusin

Presidenti i PSG-së ironizon me Superligën, “godet” Realin, Barcelonën e Juventusin
  • Nasser al-Khelaifi, presidenti i Paris Saint-Germain, foli sot gjatë Asamblesë së 26-të të Përgjithshme të Shoqatës Evropiane të Klubeve (ECA) për Superligën Evropiane.

Udhëheqësi i ri i ECA kritikoi tre klubet që mbeten ende në ide për Superligën Evropiane, Real Madridin, Barcelonën dhe Juventusin.

“Nuk dua të flas shumë për Superligën, sepse do të heqë fokusin nga ajo që ne vërtet duam të merremi ne. Thjesht do të them që njerëzit u përpoqën të na ndanin dhe morën të kundërtën. Ata na bashkuan, duke na bërë më të fortë. Ndërsa tre klubet rebele shpërdorojnë energji, shtrembërojnë rrëfimet dhe vazhdojnë të bërtasin, ne ECA ecim përpara dhe përqendrojmë të gjitha forcat tona në ndërtimin e një të ardhme më të mirë për futbollin evropian, të bashkuar”, tha ai.

Related Articles