Presidenti i Sllovenisë do të vizitojë Kosovën të hënën

Presidenti i Sllovenisë do të vizitojë Kosovën të hënën

Presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor, do të zhvillojë një vizitë në Kosovë të hënën.



Ai pritet të takohet me presidenten e Kosovës Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti, thuhet në një komunikatë për media nga zyra e Pahorit.

Ndërkohë, paraprakisht ai do të takohet të dielën me presidentin serb Aleksandar Vuçiq.

Vizita e Pahor do të vijë pak ditë pas vizitës së Emisarit të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Ai pas takimit me kryeministrin Kurti tha se nuk ka shumë rëndësi a takohen Albin Kurti e Aleksandër Vuçiç, sa ka rëndësi se cili është rezultati i takimit të tyre.

Ai ka pranuar se tentimet po i vazhdon për një takim të radhës mes kryeministrit të Kosovës e Presidentit të Serbisë./Gazeta “Enigma”/

Related Articles