Shkurte Gashi ka disa fjalë për Fifin pas largimit të saj nga Big Brother VIP

Shkurte Gashi ka disa fjalë për Fifin pas largimit të saj nga Big Brother VIP

Që nga alivanosja e Fifit brenda shtëpisë së Big Brother VIP, reagimet kanë qenë të shumta në publik, por edhe nga kolegët e saj të estradës.



Tani, pas daljes së Fifit, një reagim ka ardhur edhe nga këngëtarja Shkurte Gashi.

Në llogarinë e saj në Instagram, ajo ka publikuar një fotografi të Fifit, derisa i ka bashkëngjitur edhe një dedikim.

“Ti je fituese e dashur, për ndjenjat e bukura që na dhurove”, ka shkruar Shkurte Gashi.

Ndryshe, me të dalë nga shtëpia e Big Brother, Fifi në zyret e Top Channel është pritur nga miqtë e saj më të mirë.

Në mesin e tyre ishin edhe dy ish banorët, Arditi dhe Paloma të cilët e përqafuan këngëtaren./Gazeta “Enigma”/

Related Articles