Pas triumfit në Superligë në sezonin e kaluar, Ballkani është duke e shijuar suksesin në Ligën e Konferencës.
Skuadra suharekase këtë javë do të përballet në play-off me skuadrën shqiptare, FC Shkupi për të kërkuar një vend në fazën e grupeve në Ligën e Konferencës.
Ballkanit në këtë sezon në Superligë do t’i duhet të përballet katër herë me skuadrën e Trepçës ’89, një klub me histori në futbollin kosovar që sezonin e kaluar ishte pjesë e Ligës së Parë, raporton Gazeta Enigma.
Presidenti i Trepçës ’89, Abedin Zeka i ftuar në një emsion sportiv në ATV, ka hedhur akuza në drejtim të Presidentit të Ballkanit, Arsim Kabashi, duke thënë se e ka tradhtuar atë.
Zeka ka shtuar se klubi i FC Ballkanit mund të mos ekzistoj në 2-3 vitet e ardhshme.
“Tahiri e dinë ti shumë mirë pse nuk jam për Ballkanin, se na ka tradhtu. Ballkani dhe Trepça ’89, kur flasim në aspekt të futbollit, jemi jemi si nata dhe dita. Ballkani e ka një ngritje që 2 vite, por Trepça ’89 ka me qenë gjithmonë. Kurse Ballkani është në pikëpyetje shumë të madhe se a ka me ekzistu si klub edhe 2-3 vite. E dinë ai pse ja thom (për Arsim Kabashin)”, ka thënë Presidenti i Trepçës ’89 në një emision sportiv.
Gazeta Enigma, ka tentuar ta kontaktoj Presidentin e FC Ballkanit, Arsim Kabashin, por kontakti ka qenë i pamundur./GAZETA ENIGMA/