Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta nesër (e hënë) do të takojë dy xhudistët tona, Nora Gjakova dhe Distria Krasniqi, si dhe trajnerin Driton Kuka, të cilëve do t’ia ndaj medaljen nderi i kombit.
Xhudistet e Kosovës, Nora Gjakova dhe Distria Krasniqi pritet të nderohen nga shteti i Shqipërisë, pasi fituan medaljet e arta në Lojërat Olimpike “Tokio 2020”.
Është presidenti i vendit, Ilir Meta, i cili të hënën pritet t’ia ndajë medaljen “nderi i kombit” dy xhudistëve dhe trajnerit Driton Kuka.
Lajmin e bëri të ditur kryetari i Komitetit Olimpik të Kosovës, Ismet Krasniqi, i cili do të jetë pjesë e kësaj ceremonie në Shqipëri.
Ndryshe, Gjakova fitoi medaljen e artë në kategorinë deri në 57 kilogramë, ndërsa Distria triumfoi në kategorinë deri në 47 kilogramë.