Presidenti iranian: Ne do t’i përgjigjemi çdo veprimi kundër interesave tona

Presidenti iranian: Ne do t’i përgjigjemi çdo veprimi kundër interesave tona

Presidenti iranian, Ebrahim Raisi është shprehur se Irani do t’i përgjigjet çdo veprimi kundër interesave të tij.

Këto komente të tij vijnë pasi Izraeli u zotua se do t’i përgjigjet sulmit me dron dhe raketa të fundjavës së Teheranit, shkruan Sky News.

Ndërkaq, Ministri i Jashtëm i Iranit i tha më parë homologut të tij kinez se Irani ishte i gatshëm për përmbajtje dhe nuk kishte ndërmend të përshkallëzonte situatën në Lindjen e Mesme.

Related Articles