“E vrava gruan…”, Edmond Lajqi u dorëzua vet në Polici dhe raportoi për krimin ndaj bashkëshortes

“E vrava gruan…”, Edmond Lajqi u dorëzua vet në Polici dhe raportoi për krimin ndaj bashkëshortes

Një rast tragjik ka ndodhur në Pejë mëngjesin e sotëm, ku një burrë e ka vrarë gruan e tij.

Rasti ka ndodhur në banesën e çiftit.

Sinjali ka mësuar se çifti dyshohet se kanë pasur raste të dhunës në familje që janë raportuar te organet e rendit.

Po ashtu këto burime kanë bërë me dije se Lajqi u dorëzua vet në Polici dhe raportoi për krimin ndaj bashkëshortes.

Lajmin për rastin tragjik për Gazetën “Enigma” e ka konfirmuar zëdhënësi i prokurorisë, Shkodran Nikçi i cili njoftoi se i dyshuari është arrestuar, teksa trupi i pajetë i viktimës akoma nuk është tërhequr nga vendi i ngjarjes.

Related Articles