Presidenti turk, Recep Tayypi Erdogan, sot gjatë ditës do të zhvilloj një vizitë në Tiranë.
Ai është paraparë që të arrijë në kryeqytetin shqiptar dikur rreth orës 11:00 të paradites.
Erdogan do të takojë presidentin Bajram Begaj si dhe Kryeministrin Edi Rama, njofton TCH, transmeton Gazeta Enigma.
Më pas ai do të ketë një konferencë për mediat me Ramën, ndërsa në orët e pasdites do të marrë pjesë në inaugurimin e xhamisë së Namazgjasë.
Agjenda parashikon që kreu i shtetit turk të largohet nga Shqipëria pasdite, ku më pas do t’i drejtohet Beogradit dhe do të zhvillojë disa takime. /Gazeta Enigma
Kjo është agjenda e plotë e tij:
11:30 – 11:40
Ceremonia e pritjes në Presidencë
11:40 – 12:40
Takim me presidentin Begaj
12:40 – 13:40
Mbledhja e Këshillit të bashkërendimit të nivelit të lartë
13:40 – 14:00
Ceremonia e firmosjes së marrëveshjeve
14:00 – 14:30
Konferencë Erdogan- Rama
16:30 – 17:30
Ceremonia e inaugurimit të xhamisë së Namazgjasë.