Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, në një adresim për qytetarët e vendit ka thënë se ukrainasit duhet ta vazhdojnë rezistencën ndaj pushtimit rus.
Ai tha se ka vlerësuar rezistencën e deritanishme kundër këtij pushtimi.
“Çdo metër e tokës tonë ukrainase e fituar nga protesta dhe poshtërimi i pushtuesve është një hap përpara, drejt fitores”, tha ai.