Presidenti Agim Ademi si zakonisht edhe sot e ka ndjekur nga afër stërvitjen e Kombëtares së Kosovës, teksa për disa çaste ka bashkëbiseduar me futbollistin, Toni Domgjoni, i cili është prurja më e re në ekipin kombëtar.
Presidenti Ademi edhe një herë i ka dëshiruar mirëseardhje në radhët e Dardanëve futbollistit të klubit holandez, Vitesse, duke uruar që ai të ambientohet sa më shpejtë me ekipin dhe të ketë rrugëtim të suksesshëm me Kosovën, me shpresën se shembullin e tij do ta ndjekin edhe shumë talente tjerë kosovarë që janë zhvilluar si futbollistë në Evropë.
Nga ana e tij, futbollisti Toni Domgjoni e falënderoi presidentin Ademi për mbështetjen dhe mikpritjen e ngrohtë si nga ana e stafit, ashtu edhe nga bashkëlojtarët dhe u zotua se do të japë më të mirën e tij në fanellën dardane.