Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa në Samitin për Komunitetit Politik Evropian, në fjalimin që mbajti pati një thirrje, “Duhet të jemi të bashkuar”.
“Bashkëpunimi ka bërë që të lidhen me njëri tjetrin, kjo ndërvarësi është shndërruar në instrument presioni dhe pushteti. Evropa ka detyrë të punojë për këtë çështje duhet të jemi të bashkuar, Evropa duhet t’ia dalë mbanë që të realizojë një paqe. Siguria juaj është edhe siguria jonë, Evropa duhet të investojë më shumë, se paqja pa mbrojtje është iluzion, Evropa duhet t’ja dalë mbanë për të pasur zgjidhjen e duhur për paqe në Lindjen e Mesme, do të minohet jo vetëm siguria e Evropës por edhe autoriteti i saj”, tha Costa.