Presidentja Osmani: 24 Marsi, dita kur ndaj errësirës triumfoi drita e shpresës

Presidentja Osmani: 24 Marsi, dita kur ndaj errësirës triumfoi drita e shpresës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka rikujtuar 24 marsin e vitit 1999, ditë kjo e cila sipas saj “është dita kur liria mori krahë dhe bota demokratike nuk heshti”, raporton Gazeta Enigma.

Osmani theksoi se kjo ditë shënon momentin kur aleatët e NATO-s u ngritën për të mbrojtur një popull që po luftonte për ekzistencë, i rrezikuar nga regjimi gjenocidal i Serbisë.

“Ishte dita kur ndaj errësirës triumfoi drita e shpresës,” u shpreh Osmani, duke shtuar se nga flaka e sakrificës dhe lufta çlirimtare lindi Kosova e lirë”.

Tutje ajo theksoi “Lavdi të gjithë të rënëve për liri! Falënderim aleatëve që ndihmuan kauzën tonë për një Kosovë shtet të lirë, të pavarur e sovran!” – përfundoi Osmani. / Gazeta Enigma.

Related Articles