Presidentja Osmani dhe kryeministri Kurti nesër udhëtojnë për në ShBA

Presidentja Osmani dhe kryeministri Kurti nesër udhëtojnë për në ShBA

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, si dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nesër do të udhëtojnë për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Atje të dy, me ftesë të familjes Albright, do të marrin pjesë në ceremoninë e varrimit të sekretares amerikane Madeleine, e cila ndërroi jetë në moshën 84 vjeçare më 23 mars.

Përveç pjesëmarrjes në këtë ceremoni, në kuadër të kësaj vizite në ShBA, Osmani dhe Kurti kanë paraparë edhe disa takime të tjera./Gazeta Enigma/

Related Articles