Presidentja Vjosa Osmani ka ftuar në takim partitë, për ta caktuar datën e zgjedhjeve lokale, raporton Gazeta Enigma.
Këtë për Gazetën Enigma e ka konfirmuar Bekim Kupina, këshilltar për media.
“Në bazë të kompetencave kushtetuese, Presidentja Osmani ka ftuar subjektet politike në takim të mërkurën, më 4 qershor 2025, për konsultime për caktimin e datës së zgjedhjeve lokale. Menjeherë pas konsultimeve, Presidentja do të caktojë datën e zgjedhjeve”, theksoi ai. / Gazeta Enigma.
Presidentja Osmani fton partitë në takim për caktimin e datës së zgjedhjeve lokale
