Presidentja Osmani i kërkon dorëheqjen Valdete Dakës

Presidentja Osmani i kërkon dorëheqjen Valdete Dakës

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, i ka kërkuar dorëheqjen Kryetares së Komisionit Qendror Zgjedhor, Valdete Dakës.

Burime të Albanian Post brenda takimit të mbajtur këtë të hënë në presidencë, Osmani i ka kërkuar Dakës dorëheqjen nga pozita udhëheqëse, brenda institucionit të KQZ-së, me arsyetimin e “tensionimit të mbledhjeve, nga anëtarët e Lëvizjes Vetëvendosje”.

Këto burime bëjnë të ditur se Daka nuk e ka pranuar këtë propozim të Presidentes me arsyetimin se “kjo kërkesë ka ardhur vetëm nga një subjekt politik”.

Osmani, po deshi, mund ta shkarkojë vetë Daken.

Sipas Ligjit për zgjedhjet e përgjithshme, neni 61, pika 5 thotë se “Mandati i Kryesuesit të KQZ-së apo cilitdo anëtarë të KQZ-së mund të ndërpritet përmes dorëheqjes ose nga Presidenti i Kosovës me efekt të menjëhershëm”.

Megjithatë janë disa rrethanat përcaktuese për shkarkim.

Ai mund të ndodhë nëse “dështon në plotësimin e kushteve dhe kritereve që dalin nga ky ligj, anëtari nuk merr pjesë, pa ndonjë arsyetim të arsyeshëm, në tri mbledhje të njëpasnjëshme të KQZ-së dhe ndërprerja e mandatit miratohet nga dy të tretat (2/3) e votave të shumicës së KQZ-së, anëtari është i dënuar për vepër penale, sillet ose vepron në atë mënyrë që e dëmton seriozisht statusin dhe integritetin e KQZ-së dhe kur anëtari nuk është në gjendje t’i kryej detyrat e veta për më shumë se gjashtë muaj me radhë”.

Related Articles