Presidentja Osmani kërkon që çdo votë të numërohet saktë

Presidentja Osmani kërkon që çdo votë të numërohet saktë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar pas përfundimit të procesit elektoral, me ç’rast ka përgëzuar qytetarët që edhe në këtë proces zgjedhor, treguan kulturë të lartë demokratike.

Megjithatë, pas dështimit të softuerit, informacion ky i konfirmuar nga KQZ-ja, Presidentja ka kërkuar që të mbrohet integriteti i procesit zgjedhor, duke siguruar që çdo votë të numërohet saktë.

”Presidentja do të vazhdojë të jetë në kontakt me të gjitha institucionet përkatëse, deri në sigurimin e plotë që i gjithë procesi zgjedhor, përfshirë numërimin dhe publikimin e rezultateve, të zhvillohet në përputhje me standardet më të larta demokratike dhe në përputhje me vullnetin qytetar”, thuhet në njoftim.

Related Articles