Presidentja e vendit,Vjosa Osmani, në mbështetje të kompetencave të saj kushtetuese, ka nënshkruar sot Dekretin, me të cilin ka mandatuar Albin Kurti për formimin e Qeverisë, raporton Gazeta ‘Enigma”.
Lajmi u bë i ditur përmes një njoftimi të Zyrës për media të Presidencës. “Ky vendim është marrë pas propozimit zyrtar të partisë Lëvizja Vetëvendosje, e cila ka fituar numrin më të madh të ulëseve në Kuvend nga rezultatet e zgjedhjeve të mbajtura me 9 shkurt të këtij viti”.
“Sipas Kushtetutës, mandatari për formimin e Qeverisë, z. Kurti, është i obliguar që jo më vonë se pesëmbëdhjetë (15) ditë nga dita e dekretimit, t’i paraqesë Kuvendit të Republikës së Kosovës përbërjen dhe programin e Qeverisë për miratim”
“Presidentja i ka uruar suksese Kurtit, kryeministër në detyrë, me shpresën që Republika e Kosovës sa më parë të ketë Qeveri me mandat të plotë kushtetues”, thuhet në njoftim.
Mandatimi i tij erdhi një ditë pasi Kuvendi i Kosovës zgjodhi Nenad Rashiqin për nënkryetar nga radhët e komunitetit serb me ç’rast edhe u finalizua konstituuimi i legjislaturës së nëntë.