Presidentja Vjosa Osmani ka mirëpritur rezolutën e Parlamentit Evropian rreth qëndrimit për Kosovën, duke thënë se njohja dhe mbështetja për rrugën e Kosovës në BE është parësore.
Osmani po ashtu tha se gjëja më e rëndësishme nga ky raport është se BE ka njohur rreziqet në rritje të agresionit dhe përpjekjeve destabilizuese të Serbisë.
Në disa paragrafë të raportit të shpërndarë nga Osmani, kërkohet që dialogu të përfundojë me njohje të ndërsjellë, dënohet qasja e vazhdueshme destabilizuese nga Serbia dhe aktorët e sponzorizuar nga shteti serb, ku përmenden bllokadat, dhuna ndaj institucioneve si dhe kërcënimi me aksion ushtarak.
Aty po ashtu thuhet se pavarësia e Kosovës është e pakthyeshme dhe i bëhet thirrje pesë shteteve anëtare të BE-së që ta njohin pavarësinë e Kosovës menjëherë.
Welcome @Europarl_EN position on Kosovo in yesterday's resolution.
As representatives of Europeans across the Union, recognition of & support for ????????’s EU path is paramount.
Crucially, they have also recognized the growing dangers of Serbia’s aggression & destabilizing efforts. pic.twitter.com/VqfS7ZFVSJ— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) January 19, 2023