Presidentja Osmani nesër takon krerët e BSPK-së

Presidentja Osmani nesër takon krerët e BSPK-së

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka ftuar në takim krerët e BSPK-së

Këtë për Klankosova.tv e ka konfirmuar kryetari i Këshillit Grevist, njëherit kryetari i SBAShK-ut, Rrahman  Jashari.

“Nga stafi i presidencës jemi ftuar në takim me presidenten Vjosa Osmani nga ora 15:00”, është shprehur Jashari, njofton Klankosova.tv.

Kujtojmë se dje, presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka reaguar pas grevës duke thënë se është me nxënësit teksa ka kërkuar nga qeveria dhe SBAShK-u që të ulën e të dialogojnë.

Related Articles