Presidentja Osmani nga Berlini: E ardhmja e Kosovës është në NATO dhe BE

Presidentja Osmani nga Berlini: E ardhmja e Kosovës është në NATO dhe BE

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, këtë të enjte ka udhëtuar drejt Gjermanisë, ku ka mbajtur një fjalim në Aspen Institute në Berlin, raporton Gazeta “Enigma”.

Përmes një postimi në Facebook, Osmani ka theksuar se e ardhmja e Kosovës është e rrënjosur në demokraci dhe e udhëhequr nga vlerat euroatlantike.

“E ardhmja e Kosovës është e rrënjosur në demokraci, e ndërtuar me miq, dhe e udhëhequr nga vlerat euroatlantike.

Në Aspen Institute në Berlin, fola për Kosovën tonë si një shtet që, në vetë thelbin e ndërtimit të së ardhmes, ka përqafuar reformën dhe zbatimin e saj si rrugën e vetme drejt zhvillimit dhe konsolidimit demokratik”, ka shkruar Osmani.

Ajo ka shtuar se orientimi euroatlantik i Kosovës është i pandryshueshëm.

Por një gjë mbetet e palëkundur: e ardhmja e Kosovës është në NATO dhe në Bashkimin Evropian. Kjo nuk është vetëm një aspiratë e paluhatur e jona, por një interes strategjik për të gjithë rajonin dhe për vetë aleancën euroatlantike”, thuhet në postim.

Related Articles