Presidentja Osmani planifikon t’i thërras krerët e partive për t’i njoftuar për Bordin e Paqes

Presidentja Osmani planifikon t’i thërras krerët e partive për t’i njoftuar për Bordin e Paqes

Për disa ditë, në Davos të Zvicrës u zhvillua Forumi Ekonomik Botëror, pjesë e të cilit ishin edhe udhëheqësit e Kosovës, si kryeministri në detyrë, Albin Kurti e presidentja Vjosa Osmani. Pjesëmarrës në Davos, përveç këtyre, ishin edhe liderë të shumtë botërorë, përfshirë presidentin amerikan, Donald Trump. Pikërisht ky i fundit ishte kryefjala e forumit, pasi që u nënshkrua Karta e Bordit të Paqes.

Në këtë kartë, nënshkruese ishte edhe vetë Osmani. Kjo e fundit, lidhur me këtë çështje, planifikon që të thërrasë në takim liderët e partive politike në Kosovë.

Arsyeja e takimit do të jetë pikërisht, pjesëmarrja e Kosovës në këtë Bord dhe njoftimi rreth tij. Kështu është njoftuar nga shefja e kabinetit të Osmanit, Learta Hollaj. Kjo e fundit, në Klan Kosova ka thënë se këto takime pritet të ndodhin në ditët në vijim.

“Konisderojmë se është jashtëzakonisht e rëndësishme t’I njoftojmë në detaje për çdo gjë që kemi realizuar në fazën e përgatitjes, për çdo gjë që ka ndodhur në Davos dhe çdo gjë që duhet të bëjmë së bashku si hapa të mëtjutjeshëm.

“Edhe këto takime pritet të ndodhin në ditët në javët në vijim. Do të merrin njoftimin nga ne kur do të ndodhin këto”, ka thënë ajo.

Ndryshe, për nënshkrimin e kësaj Karte, vetë Osmani ka deklaruar se do të dërgohet në Kuvendin e Kosovës për ratifikim.

Kosova aktualisht s’ka Kuvend funksional pasi vendi ka mbajtur zgjedhjet më 28 Dhjetor, ndërkohë që ende pa e mbyllur procesin e numërimit KQZ ka urdhëruar rinumërim për shkak të falsifikimeve me vota.

Related Articles