Presidentja Osmani takohet me ambasadorin britanik, e falënderon për mbështetjen në fushën e mbrojtjes

Presidentja Osmani takohet me ambasadorin britanik, e falënderon për mbështetjen në fushën e mbrojtjes

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka takuar sot ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaver.

Gjatë këtij takimi ata kanë diskutuar për zhvillimet e fundit politike në vend, përgatitjet për Samitin e Komunitetit Politik Evropian, si dhe për bashkëpunimin bilateral midis Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar.

Në Samitin e Komunitetit Politik Evropian, presidentja Osmani, sikurse në samitet e kaluara, do ta përfaqësojë Republikën e Kosovës. Në këtë drejtim, presidentja dhe ambasadori diskutuan për temat që do të trajtohen në këtë samit, si dhe për kontributin e Kosovës në këtë drejtim. Samiti do të mbahet në ”Blenheim Palace” në Mbretërinë e Bashkuar në korrik.

Në veçanti, sipas kumtesës së Presidencës, Osmani shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të partnerëve britanikë në fushën e mbrojtjes, dhe tha se si Komandante Supreme e Forcës së Sigurisë së Kosovës, ndihet krenare për arritjet e vazhdueshme të vajzave dhe djemve të FSK-së në akademitë më prestigjioze ushtarake në Mbretërinë e Bashkuar.

Related Articles