Pas largimit nga Trepça, Ermal Veliqi  i gatshëm për kapitullin e ardhshëm në karrierë

Pas largimit nga Trepça, Ermal Veliqi  i gatshëm për kapitullin e ardhshëm në karrierë

Futbollisti Ermal Veliqi është aktualisht lojtar i lirë dhe i gatshëm për një aventurë të re në karrierën e tij. Me përvojë të pasur në futbollin kosovar dhe me një gjendje të shkëlqyer fizike, ai mbetet një opsion serioz për klubet që synojnë të forcojnë skuadrën e tyre.

24 – vjeçari  gjatë karrierës së tij, Veliqi ka veshur fanellat e klubeve me traditë si FC Prishtina, KF Drenica, KF Vllaznimi i Gjakovës dhe së fundmi KF Trepça. Ai ka qenë pjesë e projekteve të rëndësishme sportive, ndërsa një nga arritjet më të veçanta mbetet kontributi i tij në rikthimin e Drenicës në Superligën e Kosovës.

I njohur për profesionalizmin, disiplinën dhe përkushtimin në fushën e lojës, Ermal Veliqi vazhdon të stërvitet rregullisht dhe të ruajë formën e tij optimale. Përvoja e fituar ndër vite në nivelet më të larta të futbollit kosovar e bën atë një lojtar të gatshëm për të dhënë kontribut të menjëhershëm në çdo skuadër.

Me ambicie të mëdha dhe motivim për sfida të reja, Veliqi është i hapur për oferta nga klubet që kërkojnë cilësi, eksperiencë dhe karakter fitues

Related Articles