Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka uruar Ditën e Kushtetutës së vendit, duke kujtuar sakrificën e popullit në mënyrë që një ditë të jetësohet ëndrra për të jetuar të lirë.
Osmani ka shpërndarë një foto ku shihen binjaket e presidentes me librin e kushtetutës, shkruan Gazeta Enigma.
“Sot në Ditën e Kushtetutës, kujtojmë sakrificën e gjatë e të dhimbshme të popullit tonë, në mënyrë që një ditë, në kushtetutën e vendit tonë, të jetësohet ëndrra për të jetuar të lirë”, ka shkruar presidentja në Facebook.
Ajo tha se duhet ruajtur dhe mbrojtur sovranitetin e vendit, i cili i takon popullit.
“Në përvjetorin e Kushtetutës, sikurse edhe çdo ditë tjetër, duhet veprojmë, të sillemi e të ecim, siç thuhet në aktin më të lartë juridik: ta ruajmë dhe mbrojmë sovranitetin, i cili buron nga populli dhe i takon popullit. Urime Dita e Kushtetutës”, ka shkruar ajo tutje./GAZETA ENIGMA/