Presidentja Vjosa Osmani përmes një reagimi në Facebook shkruan se masa e reciprocitetit nuk është e drejtuar kundër askujt, por në favor të qytetarëve pa dallim përkatësie.
“Prandaj, ftoj qytetarët serbë të Republikës së Kosovës që të mos bien pre e propagandës nga Beogradi”, theksoi Osmani.
Policia e Kosovës dhe të gjitha institucionet e sigurisë sipas Osmanit, po punojnë shumë për të garantuar respektimin e sundimit të ligjit dhe lirinë e lëvizjes.
“Jemi duke u koordinuar e punuar pandalur me partnerët tanë ndërkombëtar. Përpjekjet e Vuqiçit për destabilizim të Kosovës, i cili po shërbehet me metoda të mentorit të tij- Putinit, do të dështojnë”, shkruan Osmani. /Gazeta Enigma/