Presidentja Vjosa Osmani në ceremoninë e dorëzimit të medaljes post-mortem për Beau Biden, tha se në momentet më të vështira familja Biden ka qenë zëri për popullin e Kosovës.
“Zbatimi i ligjit është diçka që i jam përkushtuar tërë jetën, dhe kjo ndikon në jetën e njerëzve dhe forcon shtetin e Kosovës. Qytetarët kanë folur dhe ne si institucione e kemi të nevojshëm të shtyjmë përpara reformat në zbatimin e ligjit. Në çdo moment ne e ndjejmë forcon e SHBA-së. Kosova eshtë shtëpia juaj. Legacia e Beau jeton ende, ashtu siç ka thënë edhe presidentit Biden “Boe është shpirti i im”, kjo tregon qartë se ai e ka inspiruar më herët dhe vazhdon ta inspirojë atë. President Biden po ashtu më tregoi sa shumë ka qenë i frymëzuar Beau nga Kosova”.
“Presidenti Biden ka qenë zëri ynë kur në ishim të shtypur… Kur erdhi ta vizitojë Kosovën tha se pavarësia e Kosovës është e pakthyeshme”.
“Në momente të vështira, familja Biden u ka dhënë dritë popullit tonë”.