Presidentja për raportet me kryeministrin: Ka nuanca, nuk them që ka konflikte

Presidentja për raportet me kryeministrin: Ka nuanca, nuk them që ka konflikte

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka thënë se me kryeministrin Albin Kurti, ndonëse ndodhë që të mos pajtohet për javë të tëra me të, nuk e ndërpresin komunikimin.

Për Top Channel, mes tjerash ajo foli për bashkëpunimin që ka me Kurtin pavarësisht dallimeve.

”Ne bisedojmë, punojmë bashkë me kryeministrin vazhdimisht… natyrisht që është detyrë e të gjitha institucioneve ta mbrojnë kushtetutshmërinë e vendit, t’i luftojnë bandat në veri”.

”Nuk them që ka konflikte, ka nuanca për tema të ndryshme nga temat e brendshme deri te temat për diskutime me aleatët, por nuancat janë krejtësisht normale. Nganjëherë nuk pajtohemi me javë të tëra, por e arrijmë një pajtim. Ne komunikojmë, nuk e ndërpresim komunikimin edhe kur kemi mospajtime”, ka thënë ajo.

Veç kësaj ajo shtoi se koordinimi me aleatët nuk të bën më pak sovran, por përkundrazi do të kishte më shumë rezultate pozitive.

Related Articles