Presioni i Listës Serbe e detyron qytetarin nga Shtërpca që ta qes pronën e tij në shitje

Presioni i Listës Serbe e detyron qytetarin nga Shtërpca që ta qes pronën e tij në shitje

Në njërën nga pikat kryesore të Shtërpcës vazhdon të qëndrojë njoftimi që Llazar Millenkoviq ka nxjerr në shitje pasurinë e tij në fshatin Sevcë të kësaj komune. Shkak i shitjes së shtëpisë, sipas njoftimit, është bërë Lista Serbe dhe kryetari i komunës Dalibor Jevtiq.

Milenkoviq nuk ka pranuar të intervistohet, por nëpërmjet telefonit ka thënë për RTK se nuk ka çka të deklarohet, duke sugjeruar që përgjigjja të kërkohet nga kryetari i Komunës.

Një tjetër qytetar i Shtërpcës që pranoi të flasë, tha se që nga ardhja në pushtet e Listës Serbe,gjërat nuk shkojnë si duhet.

“Akuzojnë udhëheqjen komunale e cila më ka anuluar vendim e ndërtimit. Në vend që të më ofrojë dokumentacion tjetër të cilat duhet e që unë nuk e di cilat janë ato. Unë disa herë i jam drejtuar në komunë ata nuk ka dashur të më takonin. Që objekti të mos kalbët dhe dështojë”, tha Stalle Stalletoviq, qytetar i Shtërpcës për RTK.

Disa qytetarë që po shikonin njoftimin për shitjen e pasurisë së Millenkoviqit, nuk preferonin të komentonin asgjë.

Në komunën e Shtërpcës nuk kanë pranuar të flasin para kamerës, por për akuzat e ngritura nëpërmjet një njoftimi me shkrim sqarojnë për dy raste.

Në të parin thonë se ka të bëjë me sistemin paralel dhe se për çdo gjë e fajësojnë kryetarin Jevtiq. Ndërsa në rastin e dytë, sipas njoftimit, thuhet se një qytetari i është ndaluar ndërtimi i pompave të karburantit në zona të banuara, si dhe në afërsi të çerdhes së fëmijëve që gjendet 100 metra nga aty.

Related Articles