Ish-kryetari i Autoritetit Kosovar të Konkurrencës, Valon Prestreshi, thotë rritja e çmimeve ka bërë që edhe të hyrat e Agjencisë Tatimore të Kosovës të rriten.
“Rritja e të hyrave në ATK nuk është për shkak të punës së tyre, por është rritja e çmimeve. I kanë shti në ‘shtos’ kompanitë joformale, po ashtu me politika fiskale mundesh me i zëvendësu akcizën dhe TVSH-në në produkte të cilat janë të dëmshme për qytetarët”.
“Unë kam dëgjuar që me përqindjen e caktuar [të heqjes së akcizës dhe TVSH-së] që të mos kalohet planifikimi buxhetor. Nëse planifikimi buxhetor është 100 euro të mos inkasohen 120 euro – por 100 euro sa është planifikimi”.
Ai, në Edicionin Special në Klan Kosova, deklaroi se ATK-ja nuk del në humbje pasi çdo herë përmbush planifikimin buxhetor – por mbi tejkalimin buxhetor mund të mos e arrij.