Përfaqësuesit e komunitetit, autoritetet komunale të Ferizajt e përfaqësues nga KFOR-i amerikan si dhe qytetarë të tjerë ferizajas e kanë pasur rastin të shohin sot një video prezantim të një projekti interesant dhe të veçantë, i cili do të shtohet së shpejti Ferizajt pranë Kampit Bonstill.
Brenda këtij sheshi po planifikohet që të ndërtohet shtatorja e presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës Joe Biden në shenjë reskpekti e falënderimi për gjithë atë çfarë kanë bërë populli dhe politika amerikane për Kosovën. Kryetari i komunë së Ferizajt, Agim Aliu dhe iniciatorët e realizimitt ë këtij projekti thonë se realizimi i këtij projekti do ta forcoj edhe më tutuje miqësinë që ka Kosova me SHBA-në.
Faton Haxhisalihu, si kryuesues i këshillit nismëtar të projektit theksoj se: “Sheshi, projektin e të cilit po e prezentojmë sot është edhe një dëshmi e mirënjohjes dhe respektit të popullit të Kosovës për politikën dhe popullin amerikan. Shtatorja e Presidentit Clinton në Prishtinë tanimë do reflektoj edhe më shumë siguri për Republikën e Kosovës duke u shoqëruar me Sheshin dhe Shtatoren e Presidentit Biden. Përmes këtyre dy presidentëve, populli i Kosovës kujton kontributin e të gjithë presidentëve amerikan gjatë historisë duke filluar nga Vudro Villson e për të vazhduar me presidentët Bush, Obama, Tramp, etj.
Ky shesh i miqësisë Kosovë – SHBA, i cili do të ndërtohet pranë një baze ushtarake do të dëshmoj më së miri përkushtimin e përkrahjes politiko – ushtarake që do ta ketë Republika e Kosovës nga shteti lider në botë-SHBA. Sot demokracia identifikohet me SHBA-në, prandaj ne si populli më proamerikan në botë ndjehemi të bekuar që kemi përkrahjen e tempullit të demokracisë. Vet prezenca e sotme në këtë takim e përfaqësuesve të qeverisë, parlamentit, krytarëve të komunave, ushtrisë e policisë së Kosovës, veteranëve të UÇK-së, shoqërisë civile, komunitetit të biznesit, etj., dëshmon orientimin euro-atlantik të Republikës së Kosovës. Ndërsa, prezenca e eprorëve dhe ushtarëve amerikan tregon përkushtimin e SHBA-së për të forcuar shtetndërtimin dhe demokracinë në Kosovë”.
Agim Aliu, Kryetar i Komunës së Ferizajt duke shtuar se Ferizaj është qyteti që po i ngre shesh e shtatore, projekt që u prezantua sot, miqve të përjetshëm të shqiptarëve, Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Presidentit aktual Joe Biden. I lumtur që iniciativa të tilla rrodhën nga bashkëqytetarët e mi, nga komuniteti, nga njerëz që me shkronja të arta skalisin dy fjalë, falënderimin dhe miqësinë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Edhe përfaqësues të forcave të KFOR-it amerikan thanë se ndjehen të lumtur që ky projekt po fillon të realizohet dhe është nder edhe për ta nderimi që po i bëhet presidentit amerikan. Kolonel Mc Graw KFOR-i amerikan ” Ju falënderoj në emër të të gjithë atyre që punojnë në kampin Bonstill, qytetarëve të Kosovës, ushtyarëve amerikan. Ju falenderoj për këtë projekt, i cili do ta zbukuroj hapësriën në afërsi të kampit Bonstill. Projekti do të jetë një bashkëpunim më shumë në mes nesh dhe mezi po presin që ta shohim se si do të bëhet.
Kenan Gashi, drejtor ekzekutiv i AVONET, theksoj se populli kosovarë është i lidhur me personalitetet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe në Kosovë shënohen datat e shënuara si ajo e Pavarësisë së Amerikës dhe siç dihet tashmë është edhe 24 marsi dita e falenderimeve dhe miqësisë për nder të bombardimeve mbi caqet serbe. Në Kosovë ka shumë sheshe, rrugë dhe objekte që kanë emra të personaliteteve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Granit Zeqiri, arkitekt dhe projektues i projektit, shtoj se: “Jam shumë i lumtur që bashkë me ekipin tim, jemi përpjekur dhe kemi dhënë kontributin tonë në mënyrë vullnetare që brenda një afati të shkurt kohor të ideojmë këtë projekt për parkun.
Fokusi kryesor i këtij parku është tek statuja e presidentit Joe Biden ku hapësirat e trajtuara nga format organike, pllatoja rrethore dhe piedestali në të cilin është vendosur staturja, bën që kjo shtatore të përjetohet si më madhështore, ndërsa pjesa tjetër e shtigjeve dhe hapësirave të gjelbëruese është projektuar në harmoni me peisazhin natyror përreth, duke mos e cenuar atë.