Primoz Gliha pritet të emërohet trajner i ri i Kosovës

Primoz Gliha pritet të emërohet trajner i ri i Kosovës

Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) pritet shumë shpejt ta zyrtarizojë sllovenin Primoz Gliha si përzgjedhës të ri të Përfaqësueses së Kosovës.

Drejtuesit e FFK-së janë tash e disa javë në punë për të gjetur përzgjedhësin e ri pas largimit të Alain Giresse.

Tani thuhet se përzgjedhësi i ri është gjetur dhe shumë shpejt pritet të konfirmohet me anë të një njoftimi zyrtar.

Kjo pozitë do t’i besohet Primoz Glihas, mëson Telegrafi.

Gliha thuhet se ka nënshkruar marrëveshjen me FFK-në dhe do ta drejtojë Kosovën në gjashtë ndeshjet e mbetura kualifikuese për “Euro 2024”.

Ndihmës të Glihas do të jenë dyshja e njohur nga Kosova, Afrim Tovërlani, i cili është trajneri i ekipit të Kosovës U-21 dhe Arbnor Morina.

Vlen të theksohet se slloveni është një emër i njohur për Kosovën, pasi ka disa vite që punon me Dardanët dhe pas largimit të Challandes pati drejtuar ekipin në ndeshjet ndaj Jordanisë dhe Greqisë në vitin 2021.

Related Articles