Lidhjet e dashurisë mes të rinjve në shumë raste nuk gjejnë mbështetjen e familjarëve.
Këta të fundit shpesh herë ndërhyjnë mes tyre, ku përmes mënyrave të ndryshme, madje duke mos kursyer as kërcënimet, tentojnë që t’i ndajnë ata.
Një rast i tillë ka ndodhur së fundmi në Fushë Kosovë, ku një vajzë e mitur e ka denoncuar në Polici babain e saj, të cilin e ka akuzuar për dhunë fizike për shkak se ajo kishte nisur një lidhje dashurie.
Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se si pasojë e kësaj situate, vajza ka tentuar që të hidhet nga kati i tretë, pasi familja i doli kundër lidhjes me një 28-vjeçar.
Pas denoncimit të rastit, babai i vajzës ka dhënë deklaratën e tij, ku e ka mohuar se ka ushtruar dhunë ndaj saj, por ka deklaruar se vetëm kanë pasur debat dhe e ka shtyrë.
Pas përfundimit të procedurave, Prokurori i Shtetit ka udhëruar që ndaj tij të iniciohet rasti për veprën “Dhunë në familja”, ndërsa vajza ka marrë trajtim mjekësor dhe është kthyer në shtëpi.