Katër persona janë shoqëruar në Stacion Policor në Prishtinë, pasi kanë prishur rendit dhe qetësisë publike, raporton Gazeta Enigma.
Per Gazeta Enigma lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësi e Policisë në Rajonin e Prishtinës, Bajram Krasniqi.
Sipas saj, rasti ka ndodhur rreth orës 17:20 në Rrugën B në Prishtinë, si shkak i një mosmarrëveshjeje mes personave në fjalë.
“Me të marrë informatën policia, ka arritur në vendin e ngjarjes, dhe ka shoqëruar 4 persona në stacion policor. Në koordinim me prokuronin e shtetit ngjarja procedohet si kundërvajtje Prishje e rendit dhe qetësisë Publike, konform Ligjit mbi Rendin dhe Qetesinë Publike”, tha Krasniqi./Gazeta Enigma/