Prishtina dhe Ballkani kërkojnë të kualifikohen në rrethin e tretë të Ligës së Konferencës

Prishtina dhe Ballkani kërkojnë të kualifikohen në rrethin e tretë të Ligës së Konferencës

Prishtina dhe Ballkani do të zhvillojnë sonte ndeshjet e kthimit të raundit të dytë në Ligën e Konferencës.

Kryeqytetasit do të luajnë në Prishtinë, derisa Ballkani në udhëtim, por të dy skuadrat kanë vetëm një qëllim, kualifikimin tutje.

Prishtina do të përballet me skuadrën irlandeze Larne me fillim nga ora 20:00 në stadiumin ‘Fadil Vokrri’.

Të besuarit e trajnerit Arsim Thaçi kanë barazuar 0-0 në ndeshjen e parë në udhëtim, derisa presin tani fitore dhe kualifikim tutje.

Në anën tjetër Ballkani ka udhëtuar drejt Maltës për tu përballur me Floriana FC.

Ish-kampioni kosovar ka fituar në ndeshjen e parë 4-2 dhe duhet të marrë një barazim së paku ose mos të pësoj humbje me dy gola epërsi pvr të kaluar tutje.

Sfida mes Florianës dhe Ballkanit zhvillohet me fillim nga ora 20:45. 

Related Articles